Presidentja Vjosa Osmani në vazhdën e aktiviteteve të saj nëpër komuna, kësaj radhe vizitoi Mitrovicën, raporton arbresh.info.
Osmani u prit në takim nga kryetari Bedri Hamza, të cilët zhvilluan një takim me dyer të mbyllura pa pranin e mediave.
Tutje në një konferencë të përbashkët folën për bashkëpunimet të cilat do të ndërtojnë së bashku në vijim.
I pari i komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, në konferencë për media, në bisedë e sipër me Presidenten i bën me dije nevojën urgjente të krijimit të vendeve të punës.
“Ne i uruam mirëseardhje në shtëpinë e saj pasi që ka kryer një pjesë të studimeve dhe kjo e bënë që të ndihet si në shtëpinë e saj. Diskutuam për shumë çështje me rëndësi për Mitrovicën ku prioritet do të jenë arsimi, sporti, siguria, pa anashkaluar edhe tjerat. Ne kërkuam nga Presidentja që të na ndihmojë në sjelljen e investitorëve”, tha Hamza.
Presidentja Osmani tha se vizita në vendin e saj të lindjes dhe dëgjimi i problemeve dhe prioritete do të jetë pikë synimi që të ndihmohet komuna e Mitrovicës.
“Është kënaqësi të jem në komunën time të lindjes që të bisedojmë për prioritet e kësaj komune. Kjo komunë ka shumë sfida që i përmendi edhe kryetari , jam shumë e inkuruarar që kryetari Hamza ka vendosur që si prioritet të ketë arsimin dhe shëndetësinë. Komuna e Mitrovicës ka nevojë për sa më shumë përkrahje, andaj jemi duke bërë çmos që të sjellën investime nga jashtë por edhe brenda. Një çështje tjetër që e trajtuam është çështja e ambientin andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në ruajtjen e ambientit pasi qe ndihmon në sjelljen e investitorëve”, deklaroi Osmani./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti