Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po akuzon Prokurorinë Speciale, për mospublikim të të gjitha konkluzave në raportin e ekspertizës zvicërane mbi rastin ‘’Dehari’’.
Sipas Sveçlës drejtësia duhet të vijë në vend dhe organet që merren me këtë çështje duhet të jenë të kujdesshme.
Sipas tij, në këtë raport janë 5 konkluzione, Prokuroria Speciale vendosi t’i publikojë vetëm dy prej tyre, dhe duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë dhe kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve të Republikës.
Postimi i plotë i tij:
Astrit Dehari është tronditja qytetare ndaj shtetit për të cilën nuk mund të ketë qetësi deri në zbardhjen e plotë të rastit të tij.
Jam shumë i vetëdijshëm që institucionet edhe mund të përballen me sfida të cilat janë komplekse dhe të ndjeshme njëkohësisht. Veçanërisht institucionet e rendit dhe të drejtësisë.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, e kuptoj rolin dhe përgjegjësinë që kanë të gjithë ata të cilët përmes detyrave të tyre i kontribuojnë sigurisë, zbatimit të ligjit, dhe kryerjes së punëve me përgjegjësi. Por jam i bindur që papërgjegjësia e kujtdo, veçmas kur shpërfaqet si tendencioze dhe qëllimkeqe duhet të sanksionohet.
Prokuroria Speciale, para pak ditësh nxitoi për të alarmuar mbi Raportin e ekspertizës nga Instituti zviceran, për rastin Dehari. Ndonëse në këtë raport janë 5 konkluzione, Prokuroria Speciale vendosi t’i publikojë vetëm dy prej tyre, dhe duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë. Kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve të Republikës.
Ky rast duhet të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim. Drejtësia për të duhet të vijë në vend. Dhe në anën tjetër organet të cilat merren me këtë çështje duhet të jenë shumë të kujdesshme.
Në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, do të angazhohem që përbrenda kompetencave që kam, të kontribuojë pa kursim në sjelljen e drejtësisë për Astritin.
Si shok i Astritit, s’do të rreshti së kujtuari atë dhe qëllimet tona të përbashkëta, për idealet që s’na vdesin kurrë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...