Me krizën e vazhdueshme klimatike dhe mundësinë e afërt të një lufte bërthamore, Noam Chomsky, 93 vjeç, i njohur si një ndër intelektualët më të mëdhenjë në botë që jetojnë, ka paralajmëruar se jemi “duke iu afruar pikës më të rrezikshme në historinë njerëzore”.
Gjuhëtari dhe kritiku social i njohur ka përjetuar disa ngjarje të rëndësishme të shekullit të 20-të, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë të fundit me The New Statesman, ai kujtoi se ishte ndjerë i tmerruar ndërsa “dëgjonte fjalimet e Hitlerit në radio” në moshën 6-vjeçare.
Megjithatë, tani është Chomasky ai që na thotë se jemi duke u përballur me shkatërrimin e jetës njerëzore në Tokë.
Ndryshimi i klimës
Ndryshimet klimatike kanë qenë tema qendrore e veprave më të fundit të Chomsky, në të cilat ai shkruan për lidhjen e pazgjidhshme midis ngrohjes globale dhe kapitalizmit. Ai e ka konsideruar Tokën si të pashpëtueshme brenda “shkallës kohore” që vendet kapitaliste kanë bërë për të, me vendosjen e politikave të angazhuara për uljen e prodhimit të karbonit.
“Nuk ka askush tjetër përveç Donald Trump – në histori – që ka bërë më shumë në përpjekje për ta çuar racën njerëzore drejt zhdukjes,” tha Chomsky, i cili shtoi se “asgjë tjetër nuk kishte rëndësi” nëse e ardhmja shkatërrohej. Ai renditi politikat e Trump që fokusohen në “maksimizimin e karburanteve fosile” dhe “shkurtimin” e rregulloreve që trajtonin ndryshimet klimatike.
Chomsky gjithashtu krahasoi “fanatizmin e Trump” me mitingjet naziste të Hitlerit, duke përshkruar, në veçanti, bazën e fortë të republikanëve kundër adresimit të ndryshimeve klimatike si “një kryengritje vërtet e rrezikshme”. Ai e përshkroi shpërfilljen e ngrohjes globale nga partia si “një urdhër vdekjeje” për njerëzimin.
Rusi – Ukrainë
Babai i Chomsky, i cili ishte me origjinë hebreje, lindi në Ukrainën e sotme. I pyetur se cilat mund të kenë qenë motivet e presidentit rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës, Chomsky deklaroi se nuk mjafton thjesht të fshihet konflikti si një çështje e mendjes “të shtrembëruar” të Putinit.
“Putini është po aq i shqetësuar për demokracionë sa edhe ne”, tha ai, duke iu referuar historisë së shtrirjes politike dhe ekonomike të SHBA në Lindje. Ai përmendi shtatorin e vitit 2021, kur SHBA i dërgoi Ukrainës armë të avancuara në emër të “bashkëpunimit të zgjeruar ushtarak”, si shembull.
Chomasky gjithashtu vuri në dukje “Iranin në 1953, Guatemalën në 1954, Kilin në 1973” përpara se të thoshte,”por ne supozohet të nderojmë dhe admirojmë angazhimin e Uashingtonit ndaj sovranitetit dhe demokracisë”.
Rusi- Kinë
Kur u pyet mbi marrëdhëniet Rusi-Kinë, dhe nëse ai mendonte se kishte një shans që ato të bashkonin forcat për t’u bërë një superfuqi në rrethanat aktuale, Chomsky u përgjigj se ishte një marrëdhënie e bazuar në strategji dhe jo një “partneritet” i vërtetë.
Duke bërë krahasime me mungesën e mbështetjes ushtarake globale për pushtimin e SHBA-së në Irak, të cilin ai e ka denoncuar si një krim të maskuar për “qëllime fisnike”, Chomsky parashikoi se Kina, së bashku me pjesën tjetër të botës, do të mbesin kryesisht vende të “munguara” nga lufta në Ukrainë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...