Për dekada, intensiteti i uraganeve të Atlantikut është vlerësuar kryesisht nga shpejtësia e erës së tyre, por gjatë 20 viteve të fundit reshjet ekstreme të shiut që shoqërojnë stuhitë tropikale kanë shkaktuar dëme historike.
Studimi i fundit ka gjetur se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë duke i përkeqësuar gjërat, transmeton portal arbresh.info
Sezoni i uraganeve të Atlantikut 2020 ishte më aktivi i regjistruar, me 30 stuhi të emërtuara dhe 11 prej tyre ishin shkatërrues.
Një studim i publikuar në numrin më të fundit të Nature Communications zbulon se ndryshimi antropogjen i klimës (ndryshimi i përcaktuar nga ndikimi i njerëzve) rriti sasitë e reshjeve për orë gjatë sezonit deri në 10%.
“Aktivitetet njerëzore vazhdojnë të rrisin sasinë e gazrave serrë në atmosferë, duke rezultuar në një rritje prej më shumë se 1 gradë Celsius, në temperaturën mesatare globale të sipërfaqes në vitin 2020 krahasuar me vitin 1850”, thuhet në përmbledhjen e raportit.
Ngrohja globale ka rritur gjithashtu temperaturat e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut.
Oqeanet më të ngrohta priren të lejojnë stuhitë tropikale të marrin më shumë lagështi, e cila më vonë mund të hidhet në tokë në formën e sasive rekord të reshjeve.
Parashikimet e hershme për sezonin e ardhshëm të uraganeve të Atlantikut 2022, i cili zyrtarisht fillon më 1 qershor, kërkojnë që të rrisin vigjilencën./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...