Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, u hap ekspozitë me rastin e 14 Prillit – Ditës së të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë ditë presidentja Osmani kujtojë luftën në Ukrainë.
Osmani tha se shumë gra në Kosovë bashkëndjenjë dhe e kuptojnë më së miri dhimbjen, trishtimin e zhgënjimin që janë duke përjetuar vajzat dhe gratë në Ukrainë
“Sot 23 vite pas luftës në Kosovë, kur në shpresonim se Evropa dhe bota nuk do zgjohej më me imazhe dhe dhimbje ne sy të vajzave dhe grave. Dhimbja dhe trishtimi zuri vend përsëri në kontinentin tonë. Sot disa prej jush dhe shumë gra të tjera bashkendjenjë dhe e kuptojnë më së miri dhimbjen trishtimin e zhgënjimin që janë duke përjetuar vajzat dhe gratë në Ukrainë por edhe ne vendet e tjera të bota. Por historia ka dëshmuar se e mira dhe e drejta triumfon gjithmonë”, tha Osmani.
Ajo bëri thirrje për të dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë, e kudo në botë, si “solidarizim, bashkëndjenjë dhe rreshtimi më i sinqertë përkrah atyre, tek të cilët kujtimet e luftës rikthehen me çdo frymarrje si dhe atyre që s’janë më me ne”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...