Google ADS

Interi mund të shesë Lautaron, Bastonin dhe Skriniarin

10:57 | 14 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Klubi italian, Interi mund të detyrohet të shesë shumë yje gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dhe tashmë emrat e yjeve kryesorë po qarkullojnë në media si emrat e mundshëm.

Drejtuesit e Nerazzurrëve pritet ta kenë një verë të ‘nxehtë’, pasi mund të përballen përsëri me disa largime të mëdha, pasi atyre të Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi në verën e fundit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi mund të shesë sulmuesin Lautaro Martinez dhe mbrojtësit Alessandro Bastoni e Milan Skriniar, gjatë afatit kalimtar të verës.

Të tre lojtarët janë në radhë për transferime pasi kampionët italianë synojnë të mbledhin para për nënshkrime të reja dhe të forcojnë financat jo stabile të kohëve të fundit.

Ideja fillestare është ylli i Juventusit, Paulo Dybala, i cili do të vijë si lojtar i lirë, por ka një pagë të lartë dhe kërkon së paku tri vite kontratë.

Interi gjithashtu kanë vënë sytë tel Geilson Bremer i Torinos, Gianluca Scamacca i Sassuolos dhe Luka Jovic të Real Madridit.

Megjithatë, vera pritet të sqarojë shumë gjëra, pasi fitimi i Scudettos mund të stabilizojë financat e Nerazzurrëve dhe largimet të mos jenë të profilit të larë.

Të ngjashme