Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska sot do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Kosovë.
Ministri në Prishtinë do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me të cilin do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Petrovska do të takohet me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneral brigadës italiane Luca Piperni, pas së cilës do të takohet me komandantin e Rajonit Perëndimor, Pejë, me komandantin e kësaj komande, kolonelin Marco Javarone si dhe me kontingjentin prej 74 pjesëtarësh të Armatës së Maqedonisë që janë pjesë e këtij misioni.
Maqedonia e Veriut ka ofruar mbështetje logjistike për misionin e NATO-s në Kosovë që nga viti 2007 dhe që nga viti 2020, si anëtare e Aleancës, me ushtrinë tonë kontribuon në KFOR.
Misioni aktualisht numëron më shumë se 3.700 trupa nga 28 vende./alsat.mk/
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...