Tentoi të udhëtojë në Evropë me pasaportë të huaj, ndalohet nga Policia

09:47 | 14 Prill 2022
A Z

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i cili kishte tentuar që të udhëtojë për në shtetet e Evropës, me një pasaportë të një personi tjetër.

Sipas viktimës, ai i kishte dhënë 700 euro të dyshuarit mashkull kosovar, që të shfrytëzonte pasaportën e tij.

Njoftimi i plotë i PK-së:

PKK Dheu i Bardhë 13.04.2022 – 07:10. Është ndaluar viktima mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar që të udhëtojë për në shtetet e Evropës, me një pasaportë të një personit tjetër. Sipas viktimës, ai i kishte dhënë 700 euro të dyshuarit mashkull kosovar që të shfrytëzonte pasaportën e tij. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

 

Të ngjashme