Google ADS

Diego Simeone dërgon kritika të fshehta në drejtim të Pep Guardiolës

08:04 | 14 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Duket se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve në mes Atletico Madrid dhe Manchester City preku një sasi të konsiderueshme nervash.

Pasi temperamenti u prish në fushë për pjesën më të madhe të pjesës së dytë, duke kulmuar me një karton të kuq për Felipe, lojtarët nga të dyja palët vazhduan luftën e tyre të fjalëve, duke shtyrë poshtë tunelit.

Teksa po përpiqej të qetësonte gjërat në fund të ndeshjes, Diego Simeone gjithashtu vendosi t’I nxiste gjërat në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk dua të kem një mendim nëse dikush flet mirë apo jo [për mua]”, filloi tekniku argjentinas.

“Shumë herë, ata që kanë një fjalor të madh, janë shumë intelegjentë dhe të lavdërojnë me përbuzje. Por ne nuk jemi aq budallenj, ata që ndoshta kanë fjalor më të vogël”.

Simeone vazhdoi më pas duke thënë se City dhe Guardiola e kishin merituar të përparonin në barazim, duke shënuar më shumë gola. Ai ishte gjithashtu i prirur të nënvizonte krenarinë që ka për stilin e futbollit të Atletico-s dhe tifozët e tyre.

Manchester City do të përballjet me Real Madrid në gjysëmfinale, ndërsa ndeshje e parë do të zhvillohet më 26 prill në Manchester./Arbresh.info

Të ngjashme