Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha se Turqia është vendi që punon më shumë për paqen gjatë luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Di Maio në një deklaratë të dhënë për një radio tha se pavarësisht kundërshtimeve, nevojiten përpjekje për të përshpejtuar diplomacinë dhe se diplomacia është elementi kryesor.
Bashkimi Evropian (BE) duhet të inkurajojë një konferencë paqeje, tha Di Maio, duke shtuar: “Përpara armëpushimit duhet të inkurajojmë një konferencë paqeje. Vendi që punon më shumë për paqen është Turqia e cila mund të bisedojë me të dyja palët”.
Duke u shprehur se mes zyrtarëve italianë dhe atyre rusë janë përjetuar disa grindje “me fjalë të forta”, ministri Di Maio vuri theksin se përkundër kësaj, me Moskën kanë pasur gjithmonë një kanal të hapur.
Kryediplomati italian ndër të tjera theksoi se nëse nuk i ndërpresin burimet financiare presidentit rus Vladimir Putin me sanksione, ai do të vazhdojë të financojë këtë luftë dhe nuk do të mendojë asnjëherë të ulet në tryezë.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...