Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy denoncoi të mërkurën refuzimin e liderit francez Emmanuel Macron për t’i quajtur vrasjet në Ukrainë “gjenocid” dhe referencën e tij për rusët si një popull “vëllazëror”.
“Gjëra të tilla janë shumë të dhimbshme për ne, kështu që unë patjetër do të bëj çmos për të diskutuar këtë çështje me të”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi me liderin e Polonisë dhe ata të shteteve baltike, transmeton portal arbresh.info
Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë kanë refuzuar të përsërisin akuzat e Presidentit amerikan, Joe Biden, i cili për herë të parë tha se Rusia po kryen “gjenocid” ndaj ukrainasve.
Në një bisedë rreth fushatës presidenciale, Emmanuel Macron tha për France 2 se udhëheqësit duhet të jenë të kujdesshëm me gjuhën.
“Unë do të thosha se Rusia në mënyrë të njëanshme nisi luftën më brutale, se tani është vërtetuar se krimet e luftës janë kryer nga ushtria ruse dhe se tani është e nevojshme të gjenden përgjegjësit dhe t’i bëjnë ata të përballen me drejtësinë”, tha Macron.
“Por në të njëjtën kohë, unë shikoj faktet dhe dua të përpiqem sa më shumë që të jetë e mundur që të vazhdoj të jem në gjendje të ndaloj këtë luftë dhe të rindërtoj paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi verbal i shërben kësaj kauze,” tha ai.
Macron tha se është mirë të jesh “i kujdesshëm” me terminologjinë për gjenocid, veçanërisht pasi “ukrainasit dhe rusët janë popuj vëllezër”./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...