Google ADS

Liverpooli barazon, por arrin kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League

23:10 | 13 Prill 2022
KRG

Liverpool ka barazuar 3:3 ndaj Benficas, por është kualifikuar tutje falë fitores në Portugali 1:3.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 21-të kur Konate realizoi.

Shifrat i barazoi Gonzalo Ramos në minutën e 32-të.

Firmino shënoi dy gola të shpejtë në minutat 55 dhe 65 për epërsinë 3:1 të vendasve.

Kurse Yaremchuk në të 73-tën dhe Nunes 82 barazuan shifrat, por ishte e pamjaftueshme.

Kështu, Liverpool kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballet me Villarrealin që mbrëmë e eliminoi Bayern Munichun.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme