Osmani kërkon nga Zvicra informata zyrtare pas akuzave të Dick Martyt

20:01 | 13 Prill 2022
KRG

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimeve të ish-senatorit të Dick Marty, i cili thoshte se është i kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji  i tyre t’u lihet shqiptareve, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritet zvicerane.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për arbresh.info Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Ndërsa është bërë e ditur se presidentja do të deklarohet përsëri pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti i Zvicrës. / arbresh.info/

Të ngjashme