Tahir Batatina e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Prishtinës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Llapjanët fituan 2-0 ndaj prishtinasve, duke e siguruar kështu kualifikimin në finale.
Pas ndeshjes u deklarua pikërisht Batatina, i cili tha se kundërshtari iu duk si “supë e pulës”.
“Mendoj se Llapi është më shumë meritë në finale, nuk jemi si turistë, por kemi mundur ekipet më të forta të futbollit në Kosovë. Me plot meritë po shkojmë në finale, kemi qenë shumë të kujdesshëm. Janë dy lloje supash, e knusit dhe e pulës, Prishtina për mua ka qenë si një supë e pulës. Sot shënuam dy gola, e merituam shumë“, tha Batatina.
Rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve të luajtura është 3-2, pas fitores së kryeqytetasve, 2-1, në ndeshjen e parë.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...