Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan, i cili ka qenë duke vizituar qytetin ukrainas, Bucha, ka thënë se vendi ishte “një skenë krimi”.
“Ne jemi këtu sepse kemi arsye për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”, u tha ai gazetarëve, raporton BBC, përcjell arbresh.info.
“Ne duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, tha ai.
Ai shtoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC-së do të fillonte punën në qytet.
Thuhet se Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ia ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan atë për disa javë, ndërkaq Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?