Azemi: Paga minimale duhet të jetë 400 euro, Qeveria e rriti jashtëligjshëm në 250 euro

15:29 | 13 Prill 2022
S D

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, nuk e ka konsideruar të kënaqshme vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale neto në 250 euro.

Sipas tij, e vetmja pagë minimale që pranohet nga ana e kësaj sindikate është 400 euro.

Ai për shqetësim e ka ngritur edhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorin privat.

“Si kriter kryesor që kemi marrë për përcaktimin e pagës 400 euro, e kemi marrë koston e shpenzimeve për katër anëtarë të familjes, të cilët me gjërat më elementare, nuk kemi mujtë të kalojmë nën 400 euro shpenzime. Cila është ajo e cila po na jep elemente shtesë që të kërkojmë shtesë, është mungesa e fuqisë punëtorë në Kosovë, pasi që në shumë kompani po nihet mungesa e punëtorëve, sa që kanë filluar edhe të mbyllen kompanitë”, ka deklaruar Azemi./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme