Konjufca tregon se është nënshkruar deklarata e përbashkët për formimin e komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore

14:41 | 13 Prill 2022
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se sot është mbajtur një takim konsultativ për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.

Konjufca ka bërë me dije se në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.

Postimi i plotë i tij:

Sot, me datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.
Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.
Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit
U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së.
Mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme