Atletico Madrid do të ket ënjë stadium të plotë për ndeshjen e dytë të çerekfinales së Champions League kundër Manchester Cityt, pasi UEFA ra dakord të shtyjë urdhërin e tyre për mbylljen e një pjese të stadiumit.
Javën e kaluar. Disa nga tifozët udhëtues të Atleticos u akuzuan nga UEFA për ‘sjellje diskriminuese’ dhe ‘hedhje të objekteve’ gjatë ndeshjes së patë në Etihad Stadium, të cilën Manchester City e fitoi me rezultat 1-0.
Klubi nga LaLiga u urdhërua më pas të mbyllte një pjesë të stadiumit të tyre për ndeshjen e dytë që arrintë paktën 5 mijë ulëse.
Por, Atletico konfirmoi të mërkurën se vendimi i UEFA-s tani është pezulluar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS)a në pritje të hetimeve të mëtejshme deri në ndeshjen e tyre të ardhshme evropiane.
TAS granted our request and suspended the partial closure of the Wanda Metropolitano; all members and fans with a season ticket or seat for tonight’s game will be able to access the stadium.
— Atlético de Madrid (@atletienglish) April 13, 2022
Prandaj, nëse skuadra e Diego Simeones eliminohet këtë mbrëmje, sanksioni nuk do të zbatohet deri në sezonin e ardhshëm, por nëse ata e kalojnë atë mund të zbatohet kur të presin rivalët e tyre, Real Madridin në gjysmëfinale.
Prandaj, një turmë prej 68,456 personash, sa është edhe kapaciteti i stadimit, pritet të jenë të pranishëm në Madrid për ndeshjes e madhe të së mërkurës me kampionët e Premier League, Manchester City./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?