Ministria e Shëndetësisë së Bullgarisë, duke filluar prej sot ka hequr detyrimin e certifikatës për vaksinim kundër COVID-19 për qytetarët e disa vendeve përfshirë edhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Shëndetësisë, Asena Serbezova, në deklaratën e saj tha se duke filluar prej sot qytetarët që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti do të përjashtohen nga certifikata e vaksinës kundër COVID-19.
Serbezova tha se me këtë dekret qytetarët nga vendet aleate të NATO-s që do të marrin pjesë në studime të ndryshme ndërkombëtare në vend nuk do të duhet të tregojnë një certifikatë vaksine kundër COVID-19.
Bullgaria duke filluar nga 1 prilli hoqi “Gjendjen e jashtëzakonshme pandemike” që kishte shpallur kundër COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vendin me popullsi prej 6.5 milionë banorësh në 24 orët e fundit janë raportuar 886 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Bullgari humbën jetën 36.740 persona./AA/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...