Ministri i Financave Hekuran Murati, në lidhje me projektligjin për pagat tha se është përafrua një draft pothuajse final i ligjit për pagat dhe së shpejti do të dalë për konsultime publike, raporton arbresh.info.
Murati po ashtu tha se ky draftë do të rishikohet njëherë nga kabineti qeveritar mandej të kalojë në konsultime publike.
“Sa i përket Ligjit të Pagave sponsorizues është Ministria e Punëve të Brendshme, për data se kur vjen vetëm ata mund ti japin por jemi në komunikim të vazhdueshëm është përafrua një draft po thuajse final por që ka mbetur të rishikohet edhe njëherë brenda për brenda kabinetit qeveritarë para se të dalë për konsultime publike ku pastaj mund të ketë edhe diskutime”, deklaroi Murati.
Kujtojmë se drafti i parë i ligjit për pagat ka qenë i gatshëm në janarë por që është tërhequr për shkak të dilemave të cilat i ka pasur Ministria e Financave./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...