Murati: Qytetarët e dinë si janë shpërnda milionat në të kaluarën, dhe në xhepat e kujt përfunduan

11:44 | 13 Prill 2022
S D

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë punën drejt përmbushjes së programit të tyre, shkruan arbresh.info.

Ndërsa në anën tjetër ministri u është përgjigjur kritikave pas shpalosjes së masave të reja në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ku tha se gjitha partitë opozitare kanë qenë në Qeveri dhe qytetarët e dinë se ku kanë shku milionat në të kaluarën.

“Ne si Qeveri po vazhdojmë të punojmë për qytetarët po vazhdojmë të punojmë e drejtë përmbushjes së programit tonë. I kemi pa opozitën të gjitha ato subjekte politike kanë qenë në Qeveri, pushtet, qytetarët e dinë si kanë punu ata, e din si janë shpërnda milionat në të kaluarën, si është shpërnda rritja ekonomike aq sa ka pas ku ka përfundua dhe në xhepat e kujt kurse tash po e shohin pra e kanë mundësin që ta bëjnë krahasimin se si kjo Qeveri të gjitha të hyrat që i mbledh të gjitha taksat q ëi merr nga qytetarët i kthen prapë te qytetarët në një formë apo tjetrën  qoftë përmes shërbimeve publike apo përmes mbështetjes si kjo që prezantuam dje”, deklaroi Murati./arbresh.info/

Ndryshe kujtojmë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar projektligjin për rishikimin e buxhetit 2022 ku nga 2.75 miliardë euro është rritur në  2.9 miliardë, pra përmes të hyrave buxheti i shtetit ka pasur rritje për  150.5 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme