Kosova ndalon përkohësisht eksportin e disa produkteve bazë

11:14 | 13 Prill 2022
S D

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit të produkteve themelore agro ushqimore, raporton arbresh.info.

Kurti në mbledhje tha se si shkak i rrezikimit me furnizimin e produkteve bazë MINT ka propozuar që të ndalohet eksporti dhe ri-eksporti i produkteve bazike.

“Invazion i rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë kanë ndikuar në zingjirin e furnizimit me produkte agro ushqimore në Evropë. Ministria e Industrisë Ndërmarrësis dhe Tregtisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe akterët në treg kanë përcjellë rritje të çmimeve për produkte thelbësore në vend dhe po ashtu evidencën e eksportit të mallrave. Si rezultat i të dhënave nga tereni sot MINT sjell propozimin për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe të ri-eksortit të disa produkteve themelore agro-ushqimore”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, tha se lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë kanë vështirësuar furnizimin bazë të bujqësisë dhe ushqimit andaj si shkak i saj të ndalohet përkohësisht eksporti dhe ri-eksporti i produkteve bazike.

“Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po vështirsojën furnizimin me produkte bazë të bujqësisë dhe ushqimit për vendin tonë ashtu edhe për vendet tjera dhe këto vështirësi përfshinë ngritjen shqetësuese të çmimeve për këto produktet thelbësore dhe eksporti dhe ri eksporti i mallrave sado i vogël të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës tonë në të ardhmen”, deklaroi Hajdari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme