Lëkura jonë është një tregues i mirë kur diçka nuk shkon ose mungon në organizmin tonë.
Lëkurë pjesërisht e thatë
Ju mund ta dini se si është: copëza të vogla të lëkurës thahen dhe ndonjëherë mjafton vetëm kremi ose balsami për ta përmirësuar atë. Megjithatë, kjo mund të jetë një shenjë shqetësuese për lëkurën tuaj. Ndërsa ju e dini se lëkura duhet të jetë më e hidratuar, përdorimi i një kremi të fortë mund ta bëjë më keq, shkruan Pop Sugar.
Disa kremra që nuk futen në lëkurë qëndrojnë sipër dhe bllokojnë poret tuaja duke u tharë jashtë lëkurës dhe prishin ciklin natyror hidratues të lëkurës. Po ashtu lëkura e thatë mund të jetë një reflektim i shëndetit tuaj dhe asaj që ju hani.
Nëse lëkura e thatë është kronike, ajo mund të jetë dhe një ekzemë ose dermatit kështu që është mirë të lini një takim me një dermatolog.
Rrathët e zinj të syve
Kjo nuk ndodh vetëm në rastet kur bëni gjumë të keq. Kjo mund të ndodh edhe sepse lëkura që është poshtë syve është shumë e hollë dhe tregon gjakun që qarkullon nën lëkurë. Nëse ata do të jenë dhe të fryrë, rrathët poshtë syve do të bëhen akoma më të errët. Kalimi i moshës dhe kujdesi i pakët i lëkurës und të bëjë që ajo të jetë më e hollë dhe të kërkojë më shumë kujdes.
Lodhja shkakton rritjen e sasisë së kortizolit në trup i cili nxit pompimin e gjakut në trup dhe përkeqëson rrathët e syve.
Sigurohuni të jeni të hidratuar, të pakësoni përdorimin e kripës dhe t’i kushtoni më shumë mundësi cilësisë së gjumit. Keni nevojë të qetësoni veten për të ulur sasinë e kortizolit në trup ose të përdorni krem për sytë me vitaminë E.
Buzët e plasaritura
Nëse lëkura juaj është natyrshëm e thatë mund të ketë edhe mungesë të vitaminës B sidomos në buzët e plasaritura.
Në këtë rast duhet të përpiqeni që ta rrisni përdorimin e sasisë së vitaminës B duke përdorur produktet e qumështit, vezët, mishin pa dhjamë, perimet me gjethe jeshile, fasulet dhe arrat, cit9n Anabel.
Shenjat e tjera shqetësuese
Këtu mund të përfshihen alergjitë e ndryshme, për shembull nëse keni përdorur një produkt të ri. Në këtë rast mund të merrni kortizol nga goja pas konsultës me mjekun nëse jeni të prirur nga alergjitë dhe pickimi i insekteve.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...