Kaçanik, arrestohet 24 vjeçari për dhunë në familje

08:22 | 13 Prill 2022
S D

Dje rreth orës 14:40, policia ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje, shkruan arbresh.info.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet L.V ( F/K) e moshës 23 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme