Google ADS

504 raste aktive me coronavirus në Kosovë

08:12 | 13 Prill 2022
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 504.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme