Google ADS

Sot mblidhet Qeveria, në rend dite projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

08:05 | 13 Prill 2022
S D

Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat e tij, do ta nisin mbledhjen me fillim të orës 10:00.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Këtë e ka bërë ditur vet Kurti përmes një konference mëngjesin e së martës, duke treguar se paga miminale do të rritet dhe do të hiqet tatimi për 250 euro pagë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme