Biden akuzon Putinin për gjenocid

01:05 | 13 Prill 2022
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar “diktatorin” Vladimir Putin për gjenocid.

Duke folur në Iowa për kostot e brendshme të energjisë, Biden shkoi më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e vrasjeve civile në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.

“Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua”, tha Biden./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme