Marrëdhëniet disi të tensionuara mes Ukrainës dhe Gjermanisë po vazhdojnë, pasi Presidenti gjerman deklaroi se vizita e tij e planifikuar në Kiev nuk u mirëprit nga Ukraina.
Një raport sugjeron se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është kritik ndaj marrëdhënieve historike të Presidentit Frank-Walter Steinmeier me Vladimir Putin të Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Steinmeier kishte planifikuar të vizitonte kryeqytetin ukrainas, Kiev, me homologun e tij polak dhe presidentët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.
Megjithatë, ai tha para gazetarëve se “isha gati për këtë, por duhet ta pranoj, se nuk jam mirëpritur nga Kievi”.
Ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth deklaratës.
Gazeta gjermane Bild raportoi më herët se Zelenskyy kishte refuzuar planet e Steinmeier për të vizituar për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Rusinë në vitet e fundit dhe mbështetjen e tij për tubacionin e gazit Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Europës.
Steinmeier e ka pranuar se mbështetja e tij për Nord Stream 2 ishte një gabim.
Presidenti gjerman, i cili e njeh Putinin që nga viti 2001, ka deklaruar se “Putini i vitit 2001 nuk ka asgjë të përbashkët me Putinin e vitit 2022, i cili tani konsiderohet si luftënxitës brutal”./sky/arbresh.info/
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...
Fitorja e Trump në SHBA dhe çoroditja e argatëve të Serbisë ...