Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se po hetojnë 6 mijë krime lufte të kryera në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet video-konferencës, prokurorja e Përgjithshme Venediktova mori pjesë në një program në transmetuesin publik holandez NOS, ku ajo theksoi se po hetojnë 6 mijë krime lufte të kryera në rajonet ku janë tërhequr trupat ruse.
Ajo tha se rusët synojnë të “eliminojnë ukrainasit” dhe ushtarët rusë kanë marrë nga eprorët e tyre urdhra për vrasjen dhe disa sulme me bombë kundër civilëve.
“Me sulmet kundër civilëve rusët duan të frikësojnë Ukrainën dhe ta marrin të dorëzuar atë”, theksoi Venediktova e cila shtoi se “Presim mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për përfundimin e luftës dhe për ndëshkimin e kriminelëve të luftës”.
Venediktova tha se po përpiqen të shohin të gjitha pikat ku janë kryer krimet e mundshme të luftës, përfshirë edhe pretendimet për “krime lufte” të kryer nga ushtarët e Ukrainës.
– Vdekjet e civilëve në Bucha
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një fjalim adresuar Parlamentit të Rumanisë pas vizitës në qytetin Bucha në rajonin e Kievit nga ku u tërhoqën trupat ruse, ka theksuar se masakra e përjetuar në Bucha është “krim lufte”, se automjetet janë shtypur nga tanket dhe pavarësisht se nuk janë të gjitha provat janë torturuar njerëzit.
Thuhet se Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, policia dhe prokurorët po përpiqen të regjistrojnë çdo krim lufte në vendngjarje dhe se ka arritur në 46 numri i trupave të civilëve të cilët janë nxjerrë nga varri masiv dje në Bucha dhe të cilët janë dërguar në institucionin e mjekësisë ligjore për identifikim dhe inspektim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...