Rasti Dick Marty, Dugolli: Fat i madh që shteti zvicreran demaskoi shërbimin sekret serb

21:04 | 12 Prill 2022
L G

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë që është fat i madh që shteti zviceran demaskoi shërbimin sekret serb në rastin Dick Marty.

“Fatbardhësisht, organet zvicerane, të shërbimit serkret kanë funksionu dhe e kanë detektu me kohë, është fatbardhësi e madhe shumë, është një lajm jashtëzakonisht i mirë për ne, që zoti është gjallë e mirl dhe është në mbikëqyrjen e rreptë të sigurisë së shtetit zviceran dhe tentimet më pastaj që këto shërbimet secrete serbe që ta mohojnë një gjë të tillë, u demantua, gjë që në këtë krejt storien e Dick Martyt, që thashë raporti nuk ka qenë aspak i favorshëm, e ka dëmtua kauzën tonë për liri dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Dugolli në emisionin “Tempus”.

Ai shtoi se rasti i Dick Martyt është një rast eklantant, ku tregon që Serbisë nuk i ka mjaftu raporti i Martyt por ka dashur ta likuidojë.

“Ky rasti i fundit me Dick Martyn është një rast eklantant, i përzierjes apo i veprimtarisë së shërbimit sekret serb, i cili tash ka shku një hap ma larg sa që ka tentu që përveç se të kryejë krim, ta asgjësojë apo likuidojë senatorin Dick Marty, të implikojë Kosovën edhe në rrafshin diplomatik. Sepse dëmi që i është bërë Kosovës, luftës çlirimtare të Kosovës nuk i ka mjaftu ai raport që ka dalë është publiku dhe mbi bazën e atij raporti edhe është themelu Gjykata Speciale”, tha Dugolli.

Të ngjashme