Google ADS

BERZH-i i ofron pesë milionë euro kredi Prishtinës për efiçiencë të energjisë

19:55 | 12 Prill 2022
L G

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka ofruar kredi të butë komunës së Prishtinës në vlerë prej pesë milionë eurosh.

Me këtë rast, komuna e Prishtinës njoftoi se kjo kredi do të përdoret për investim në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike.

“Sot, kryetari Rama me BERZh-in institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë për implementimin e këtij projekti, i cili ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike (kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar) duke përmirësuar dhe ndërruar sistemet e ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dyerve dhe dritareve më efiçiente”.

Në njoftim thuhet se komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar për të shtyrë përpara projekte të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se, Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim ofron kredi të butë në shumën prej 5 milionë euro, të komplementuar nga një grant investimi në shumën prej 1 milion, për të asistuar në implementimin e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë”, dhe njëkohësisht të mobilizojë një grant teknik me një shumë prej 315.000 euro për implementimin e elementeve të caktuara të projektit.

Sot, Kryetari Rama me BERZh institucionalizuan bashkëpunimin nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Kredisë për implementimin e këtij projekti, i cili ka për qëllim investimin në masat për efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike (kopshte, shkolla dhe qendra të kujdesit shëndetësor primar) duke përmirësuar dhe ndërruar sistemet e ngrohjes, izolimin termik të ndërtesave dhe instalimin e dyerve dhe dritareve më efiçiente.

Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar për të shtyrë përpara projekte të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e energjisë efiçiente, për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit në Kryeqytet dhe më gjerë.

Të ngjashme