Google ADS

Përfundon seanca e debatit parlamentar për politikë të jashtme

16:54 | 12 Prill 2022
L G

Ka përfunduar seanca ku u mbajt debat parlamentar për politikën e jashtme.

Meqë në sallën e Kuvendit nuk ka qenë e pranishme ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, opozita ka vendosur që të lëshojë sallën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për vazhdimin e kësaj seance do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka vlerësuar pushtetin me njësh në politikë të jashtme.

“Ne po e mbyllim këtë debat me një vlerësim në atë ditarin e paaftësisë me një njësh sa koka. Edhe nuk kemi çka të shtojmë tjetër”.

Edhe deputetja Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të qëndrojë në sallë, për shkak të mosprezencës së ministres Donika Gërvalla./KlanKosova/

Të ngjashme