Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi, morri pjesë në inaugurimin e Forumit të Prakticentëve

15:33 | 12 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në inaugurimin e Forumit të Prakticentëve, të organizuar nga Grupi Këshillëdhënës për Sundim të Ligjit “RoLAG” – ku së bashku me Institutin e Bazelit për Qeverisje është duke implementuar projektin e financuar nga Zyra e UNDP-së në Kosovë “Mbështetje për themelimin e Zyrës për rikuperimin e pasurive dhe krijimin e qendrës burimore”.

Kjo ceremoni është hapur me një fjalë mirëseardhjeje nga Drejtoresha Ekzekutive e RoLAG-ut, Flakrina Osmani, ku përveç Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi kanë marrë pjesë edhe Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, Këshilltari kryesor teknik në çështjet Antikorrupsion i Zyrës së UNDP-së në Kosovë, Mato Mayer, ekspertët nga Instituti i Bazelit për Qeverisje, Jonathan Spicer dhe Stephen Ratcliffe, të cilët prezantuan çështjet e identifikuara nga Instituti i Bazelit në kuadër të aktivitetit të mentorimit të rasteve, prokurorë dhe përfaqësues nga institucionet e ndryshme të zbatimit të ligjit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme