Në debatin mes kryeministrit Kurti dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj për politikën e jashtme u aludua mbi disa procese astronomike siç janë qielli i hapur dhe Ylli Polar, Kurti me satirë ka kërkuar që shpjegimet për proceset në fjalë t’i japë deputeti Jahja Kokaj i cili është profesor i fizikës.
Deputeti i VV-së, Kokaj ka marrë fjalën në Kuvend dhe ka vazhduar me shpjegimet e tij për proceset.
“Kur është fjala për hapjen e qiellit, fenomeni natyror është i bazuar në faktin në mes të natës paraqitet dritë e befasueshme sepse s’ekziston as dielli e as hëna, gjeneron një stuhi diellore magnetike bëhet një fenomen kuantik në molekulat e atmosferës dhe gjenerohet në ngjyra të bukura dhe këto quhen Aurora Boleris”, tha Kokaj.
Sa i përket Yllit Polar, Kokaj tha se pas 13 mijë vjetësh orientimi në tokë do të ndërrojë dhe një yll tjetër do të jetë pikë orientuese në planetin tonë.
“Kurse Ylli Polar na shërben për orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron ai drejtim në vend të Yllit Polar ka qenë ylli Shaban kurse në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur Vega pas 13 mijë vjetësh”, tha deputeti i VV-së në seancë./arbresh.info/
LEXO EDHE:
https://www.arbresh.info/lajmet/8-kurti-e-konjufca-ironizojne-me-enver-hoxhen-plasin-te-qeshurat-ne-kuvend-per-modelet-e-telefonave-nokia-vs-iphone/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...