Presidenti aktual dhe fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Francë, Emmanuel Macron, që do të përballet në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pritet të hapë derën e një koalicioni programor sipas modelit gjerman për të ankoruar votat e partisë së Jean-Luc Melenchon, merr vesh portali arbresh.info.
“Thirrja për këtë koalicion do të bëhet gjatë mitingut të ardhshëm të madh të kandidatit Macron i planifikuar për të shtunën më 16 Prill 2022. Votat për Macron janë të ulëta te votuesit e Partisë Socialiste dhe të Gjelbrit. Votat e krahut të djathtë tradicional janë në shumicë të fituara ndaj tij”, bën të ditur ky burim diplomatik, raporton arbresh.info.
Kandidati më i fortë nga krahu i majtë ishte Jean-Luc Mélenchon, dhe u rendit i treti në garën presidenciale të së dielës. Vetë Macron, edhe pas fitores në raundin e parë ka kërkuar nga qytetarët që të bashkohen kundër të djathtës ekstreme, duke tërhequr vërejtjen se beteja vendimtare zhvillohet në balotazhin e 24 prillit.
Kandidatët tjerë që e kanë mbështur deri tani, janë konservatorja Valerie Pecresse, të gjelbërtin Yannick Jadot, socialistin Anne Hidalgo dhe kandidatin tjetër komunist Fabien Roussel.
“Ju ftoj të gjithë juve që nuk votuat për mua në rundin e parë, që të bëheni pjesë e jona”, ka thënë Macron duke kërkuar nga francezët që të mos mbështesin kandidatët ekstremistë.
Macron, sa i përket qasjes ndaj Kosovës shprehë qëndrimin se sikurse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, është e përcaktuar, që sapo të plotësojë kushtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por, sipas tij, për këtë proces, duhet të ketë transformime të thella ekonomike, sociale si dhe sundim të ligjit.
Ai vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.
Kandidatët e tjerë në zgjedhjet presidenciale në Francë ishin: kandidati i ekstremit të djathtë, Éric Zemmour, konservatorja Valérie Pécresse, Yannick Jadot nga të Gjelbrit, Fabien Roussel nga partia komuniste, socialistja Anne Hidalgo, Nathalie Arthaud nga krahu i majtë si dhe Philippe Poutou, po ashtu majtist.
Në zgjedhjet presidenciale po ashtu kanë garuar kandidati i qendrës, Jean Lassalle dhe liberali, Nicolas Dupont-Aignan./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...