Google ADS

Inaugurimi i Këshillit për Demokraci, Osmani: Kosova bëri një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve

13:33 | 12 Prill 2022
S D

Presidentja, Vjosa Osmani, ka inauguruar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ku përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se Kosova sot ndërmori një hap të rëndësishëm për jetësimin e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci.

Ky këshill sipas saj, është mekanizëm përgjegjës për koordinimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve, të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

Osmani tha kjo është dëshmi se Kosova ka përmbushur zotimet që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.

“Kjo është dëshmi se përkushtimi i institucioneve tona kyçe në këtë drejtim, përfshirë shoqërinë civile, është dëshmi e seriozitetit të Republikës së Kosovës në përmbushjen e zotimeve të dhëna në këtë samit të President Joe Biden, e që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, shkori Osmani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme