Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se demokracia nuk mund të qëndroj vetë por nevojitet që të ketë aleanca me demokraci të tjera.
Konjufca ka thënë se Kosova ka dy aspirata. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për këtë të fundit, shpreson që të ndodh sa më shpejtë.
“Jam i gëzuar që po e themelojmë me iniciativën e presidentes Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Konsideroj që është shumë i rëndësishëm sepse do të merret me atë qe e konsideroj arritjen më të madhe që e ka pas njerëzimi e kjo është demokracia të organizimit politik e shtetëror”, tha Konjufca.
Konjufca tha se demokracia e të drejtave të njeriut janë dy anë të së njëjtës medalje.
“Siç po e shohim edhe në botë edhe prej invazionit të Rusisë mbi Ukrainën. Demokracia nuk mund të qëndroj vetë por nevojitet që të ketë aleanca me demokraci të tjera. Në botë po e shohim që autokratët janë më të lidhur më shumë se kurrë me njëri-tjetrin”, tha Konjufca.
“Përcaktimi ynë është shumë i qartë, sot demokracitë me të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian ku e kemi rrugën e qartë, rrugë e transformimit, kurse institucionin tjetër është aleanca më e fuqishme ushtarake që është NATO ku synojmë qe të anëtarësohemi e mundësisht sa më shpejtë”, tha tutje ai./eo/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...