Portieri shqiptarë, Thomas Strakosha akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi aktualisht akoma nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Lazios apo do të largohet për të luajtur me një skuadër tjetër.
Rinovimi mes gardianit shqiptarë dhe Lazios është një marrëdhënie pezull, pasi Strakosha nuk preferohet shumë nga trajneri Mauricio Sarri, ndërsa nga ana tjetër qëndron Igli Tare.
E gjithë kjo referuar mediave italiane të cilat raportojnë se po të ishte çështja e rinovimit në duart e Sarrit, Strakosha do të ishte larguar tashmë nga Lazio, por është drejtori sportiv i klubit, Igli Tare që kërkon qëndrimin e gardianit shqiptar.
Mbetet të shikohet në ditët në vijim nëse marrëdhënia Tare-Sarri do të gjejnë zgjidhje për Strakoshën. /abcnews.al/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”