Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se forcat ruse që po kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po veprojnë me guxim dhe efektivitet, duke përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve TASS.
Putini tha se përplasja me forcat anti-ruse, duke nënkuptuar ushtrinë ukrainase ishte çështje kohe dhe e pashmangshme.
Putini tha se operacioni ushtarak në Ukrainë do të arrijë objektivat që, presidenti rus i cilëson “fisnike”.
Sipas medieve ruse Putini ka thënë se nuk planifikon të izolojë Rusinë nga pjesa tjetër e botës dhe se forcat ruse që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po vepronin me guxim dhe efikasitet.
Ai tha se Rusia nuk mund të tolerojë më gjenocidin që po kryhet mbi popullin rusishtfolës në rajonin e Donbasit./ABCNEWS.AL/
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër