Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në konferencë për medie ka komentuar sot fotografinë e ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriq me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas tij, Gjuriq dhe Biden janë takuar fare shkurtimisht dhe se kjo është një gjë që e bëjnë të gjithë ambasadorët e akredituar.
Ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë, Presidentin. Të gjithë ambasadorët e akredituar në Washington D.C, iu bie ta bëjnë këtë gjë, prandaj besoj që është e padrejtë, e gabueshme dhe e dëmshme që të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare që ka”, tha Kurti.
Poashtu kryeministri tha se në maj do të realizojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në maj do të udhëtoj për në ShBA, për takime zyrtare atje. Do të takohem me politikanë, diplomatë, udhëheqës, por edhe me mërgimtarët, studentët dhe komunitetin e biznesit”, ka deklaruar Kurti./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...