Google ADS

Murati tregon se kur do të fillojë shpërndarja e mjeteve nga pakoja e rimëkëmbjes

10:00 | 12 Prill 2022
S D

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media, për të gjitha ta që kanë përfituar nga kjo pako e rimëkëmbjes tha se të gjitha mjetet do të transferohen në gjirollogarit bankare të tyre duke filluar nga pensionistet dhe kategoritë tjera përfituese ndërkaq.

Ndërkaq punëtorët e sektorit  privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të njoftohen në lidhje me procesin e aplikimit në mënyrë që të transferohen mjetet e ndara për ta.

“ Janë po thuajse të gjitha kategoritë që janë përballur me vështirësi këtyre muajve të cilët do të mbështetën nga Qeveria e Kosovës . Sa i përket përfitimit në radhë të parë do të jenë pensionistët të cilët do ta marrin këtë mbështetje shtesë me pensionin e radhës që pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave, pastaj do të jenë edhe pagat e sektorit publik për të cilat i kemi të dhënat që do të shpërndahen në fund të muajit kurës për mbështetjen për asistencë sociale do të shpërndahet në afatin e rregullt, ndërsa për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të ju njoftojmë do të hapim pra procesin e aplikimit me qenë se për ta nuk kemi të dhëna të sakta të llogarive bankare për ti transferuar mjetet të cilat janë”, deklaroi Murati.

Tutje Murati tha se për të përmbushur këto masa tha se do të duhen disa ndryshime ligjore.

“Për tu përmbushur e tërë pakoja e mbështetjes pra këto masa që sapo i thamë na duhet që ti kemi edhe disa ndryshime ligjore pra fillimisht është marrëveshja me Bankën Botërore që do të ratifikohet për mbështetjen, zgjerimin dhe reformimin e skemës së asistencës sociale e cila tashmë është në Kuvend, është ligji për pagën minimale i cili do të prezantohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës si dhe është edhe ligji për rishikimin e buxhetit i cili na mundëson që të kemi këto mjete shtesë për këtë mbështetje shtesë në kuadër të pakos”, deklaroi Murati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme