Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës në Hagë, ku dje ka dëshmuar Kapllan Parduzi, dëshmitari i tetë i mbrojtjes, i cili ka deklaruar se arrestimi i Salih Mustafës është i padrejtë.
Sali Mustafa është akuzuari i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.
Gjatë muajit prill, ai pritet të mbajë edhe pesë seanca të tjera gjyqësore.
Gjykimi ndaj Mustafës do të fillojë në ora 09:30./arbresh.info/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...