“Duhet ta harrojmë atë që ndodhi në ndeshjen e parë. Është një ndeshje e vështirë çerekfinalja e kthimit ndaj Chelsea. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të dimë të vuajmë”. Në prag të ndeshjes mes Real Madridit dhe bluve të Londrës, Carlo Ancelotti predikon qetësinë.
Trajneri i spanjollëve i kërkon skuadrës së tij që të mos e ulë vigjilencën pas fitores 3-1 të arritur në Angli, në “aktin” e parë të këtij raundi të Champions-it. “Ne do të përballemi me një kundërshtar që do të përpiqet të përmbysë rezultatin.
Pra, duhet të luajmë një ndeshje të plotë, të dimë të vuajmë dhe të jemi gati për çdo gjë. Ky ekip i njeh mirë këto ndeshje, e di se çfarë mund të ndodhë. Natyrisht, atmosfera është ajo e një ekipi të lumtur, kemi një mundësi të shkëlqyer për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.
Ndeshja e parë u vendos nga një “hat-trick” i shkëlqyer i Benzema, që bëri të heshtë “Stamford Bridge”. Francezi është “ylli polar” i të bardhëve, e konfirmon pa hezitim edhe vetë Ancelotti: “Karim është një qendërsulmues modern.
Në të kaluarën numrat 9 hynin në zonën kundërshtare dhe finalizonin gjithçka që ndodhte atje. Benzema është një futbollist që ka gjithçka që i nevojitet një ekipi: gjuajtje, lojë, punë në mbrojtje, mbrojtje të topit. Është përfaqësimi perfekt i asaj se çfarë duhet të jetë një qendërsulmues sot”.
Në mbyllje, disa fjalë kushtuar kombëtares italiane, e cila mbeti jashtë Botërorit të dytë radhazi: “E kam menduar shumë herë. Kam pasur mundësinë në vitin 2018 të merrja drejtimin e Italisë, por a e dini pse nuk pranova? Më pëlqen puna e përditshme në fushë.
Ditë për ditë është puna ime, derisa ta ndryshoj këtë qasje nuk do të drejtoj një ekip kombëtar. Përvoja me Italinë në Botërorin ‘94 ishte spektakolare, por unë nuk nuk dua të punoj vetëm tri ditë në vit. Kur kjo dëshirë të zhduket, unë do të ndaloj e të zgjedh ndonjë ekip kombëtar”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...