Ramos: Do të luaj edhe katër ose pesë vjet në nivele të larta

08:34 | 12 Prill 2022
Artan Maliqi

Sergio Ramos nuk e ka ndërmend të ndalet.

Futbollisti spanjoll është aktualisht 36 vjeç, por insiston se nuk e ka menduar ende pensionimin.

Madje, qendërmbrojtësi i Paris Saint-Germainit e sheh veten duke luajtur deri në moshën 40 vjeçare, mos më shumë, shkruan “Gazeta Express”.

“Do të luaj për katër apo pesë vjet të tjerë në nivele të larta. Po ndihem mirë fizikisht. Me PSG-në i kam edhe dy vjet kontratë, por shpresoj të bëhen tre”, deklaroi ish-futbollisti i Real Madridit për “Amazon Prime Sport France”.

Ramos nuk i ka treguar ende vlerat e tij në “Parkun e Princave”, ndërsa në këtë periudhë e përshkuan edhe lëndimet.

Ai po e kalon një vit për t’u harruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme