Artistja e njohur botërore, Britney Spears ka njoftuar se është në pritje të një fëmije.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja tregon me humor historinë se si pasi humbi disa kilogramë, i rifitoi sërish dhe pasi bëri një test shtatzënie konfirmoi se nuk ishte ushqimi, por një fëmijë që po rritej brenda saj.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja rifitoi lirinë, pasi gjykata vendosi që babai të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj. Menjëherë më pas, ylli i popit nisi të shijojë pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asgari.
Dhe në karrierë, Spears ka bërë një pauzë të gjatë, pasi nuk ka performuar live që nga përfundimi i turneut “Britney: Live in Concert” në tetor 2018, por tani që këngëtarja është liruar nga kujdestaria dhe kontrolli i babait të saj, ajo është shprehur e emocionuar që do të mund të vazhdojë karrierën e saj muzikore.
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...