Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në “Zahir Pajaziti”, atje ku Llapi e pret Prishtinën, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 2:1, por ende gjithçka është e hapur për t’u përcaktuar pasnesër.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes Ramiz Sadikut dhe Dritës, me gjilanasit që janë me një këmbë në finale.
Drita e fitoi ndeshjen e parë si vendase me rezultatin 3:0.
Të dy ndeshjet gjysmëfinale të mërkurën do të zhvillohen nga ora 14:00. /Gazet Express/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...