Këngëtarja e njohur,Jennifer Lopez ka ndarë së fundmi me fansat rutinën e saj të kujdesit të lëkurës.
Jennifer filloi rutinën e saj duke thënë: “Nuk kam ndonjë ndriçim të veçantë apo asgjë, kjo është vetëm drita e mëngjesit. Unë nuk kam ndonjë filtër të veçantë këtu, kjo është fytyra ime.”
Ajo tregoi produktet nga linja e saj e bukurisë JLo gjatë tutorialit, duke filluar me pastruesin krem xhel “That Hit Single” (38 dollarë).
Pas pastrimit, aktorja e “Marry Me” tregoi se rutina e saj përfshin një fokus edhe te bukuria e brendshme.
“Siç mund ta shihni, ende pa grim. , “u shpreh J.Lo, duke treguar se ka një kuti me thënie në tualet të cilat i lexon çdo mëngjes.
Duke lexuar një citim nga Helen Keller, Lopez tha: “Suksesi dhe lumturia juaj qëndron tek ju. Vendosni të qëndroni të lumtur dhedo të krijoni një ushtri të pamposhtur kundër vështirësive.”
“Më pëlqen ta mendoj se leximi i thënieve është si të marr vitaminat e mia gjëja e parë në mëngjes,” deklaroi Lopez. “Ushqeni mendjen time fillimisht, shpirtin, duke mos parë telefonin, thjesht duke u përgatitur për ditën me qëllimet e duhura dhe mendimet e duhura.”
Më pas ajo vazhdoi me serumin “That JLo Glow” (79 dollarë) nga linja e saj,dhe me kremin e përditshëm të diellit (That Big Screen”, SPF 54 dollarë). Artistja rrëfeu se kremi ka qenë “një nga sekretet e mia të bukurisë që kur isha në fund të adoleshencës, në fillim të të njëzetat”.
Jennifer vendosi gjithashtukremin e saj të syve prej 48 dollarësh – duke përfshirë vendosjen e një pjese mes vetullave .”Do të jetë një ditë e bukur,” “Unë zgjedh lumturinë”, përfundoi ajo./Lapsi.al
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...