Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të fundit, ka theksuar se forcat ruse mund të përdorin armë kimike.
Ai nuk tha se armët kimike mund të jenë përdorur tashmë, transmeton portal arbresh.info
Gjatë ditës së sotme është raportuar se në Mariupol janë përdorur armë kimike.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klympush, tha se Rusia kishte përdorur një “substancë të panjohur” në qytet, i cili është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës.
Rusia ka përdorur një “substancë të panjohur” në qytetin port kyç të Mariupolit, tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin e Ukrainës në BE./sky/arbresh.info/
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë