Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Belgjikën, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.
Kjo ndeshje zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.
Përzgjedhësja e re e Kosovës, Karin Anneli Andersen e sheh si përballje të vështirë ndeshjen ndaj Belgjikës, megjithatë beson se Kosova do të bëjë paraqitje të mirë pavarësisht kohës së shkurtër në dispozicion për t’u përgatitur, përcjell arbresh.info.
Andersen tha se është munduar t’i përfshijë sa më shumë lojtaret dhe t’i gjejë pozicionet e tyre në mënyrë që futbollistet të ndihen më mirë në fushë dhe të japin maksimumin e tyre.
Ajo ndër të tjera tha se ka ardhur të punoj dhe bashkërisht t’i arrijmë objektivat tona. “Unë e kam parë se ka futbolliste shumë të talentuara por që edhe duhet të punojmë më shumë si në aspektin individual edhe në atë grupor”, ka thënë trajnerja suedeze.
Në anën tjetër futbollistet Donjeta Halilaj dhe Erëleta Memeti, treguan për atmosferën e mirë te ekipi i Kosovës, teksa ndeshjen ndaj Belgjikës e konsideruan aspak të lehtë duke pas parasysh eksperiencën e tyre. Megjithatë Dardanet pohuan se do ta japin maksimumin për Kosovën.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...