Gjakovë| Një grua varet me shall në banjo të banesës

15:48 | 11 Prill 2022
arbresh.info

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj, në Gjakovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, viktima është gjetur e varur në banjon e banesës së saj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimës e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall”, thotë Gjurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për oduksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme